About Us

A World Class Classified Company

Çfare eshte Albanian Travel Pages ?


Albanian Travel Pages lindi si një ide ambicioze me qëllim krijimin e portalit të parë të turizmit në Shqipëri, si një urë lidhëse midis ofertuesve të produkteve turistike dhe turistit të thjeshtë, qofte ky vendas apo i huaj.

 

Vlerat qe ne ofrojme

 

ATP vjen për herë të parë në tregun shqiptar,  në funksion të të gjithë aktorëve të industrisë së turizmit, që operojnë në sektorin e hotelerisë dhe sektorët e tjerë të lidhur ngusht me të. Përmes një database të zgjeruar, synojmë të procesojmë, shpërndajmë e te krijojmë mundësinë e komunikimit dhe të gjetjes së ofertuesit nga  kërkuesi i ofertës turistike. ATP synon të sigurojë lidhje dhe ndërveprim për të gjithë tur operatorët  apo strukturat akomoduese, që kërkojnë të promovojnë biznesin e tyre, me çdo mundësi, brenda dhe jashtë vendit, si dhe për të afruar grupe të reja  interesi për Shqipërinë si destinacion. Ky portal turizmi është ideuar si një mënyrë e mirë për të promovuar sektorin agro-turistik shqiptar dhe për të lehtësuar krijimin e lidhjeve të biznesit me tregjet rajonale e ato ndërkombëtare. ATP ka fokusin në informimin e audiences rreth strukturave akomoduese, atraksioneve turistike dhe grupeve të interesit!

 

Ndërto karrierë ne turizëm

 

Albanian Travel Pages është vendi i duhur për të ofruar apo kërkuar një vend pune në sektorin e turizmit! Në portalin ATP.AL, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të marrin këshillime karriere apo informacion rreth mundësive të formimit përmes workshop-eve apo trajnimeve të ndryshme, në vend apo edhe mundësi për të marrë eksperience, nga çfare ofron rajoni, Europa dhe bota. Në ATP, një hapësirë të veçantë do të ketë edhe për të gjitha shkollat apo universitetet me orientim profesional agro-turistik.

 

Të njohim Shqipërinë

 

Përmes një sistemi kërkimi, ATP i jep mundësine audiencës të kërkojë dhe gjejë artikuj të ndërlidhur me një lokacion konkret, fakte historike te vendit apo informacione nga trashegimia kulturore.

 

Histori Suksesi

 

Në ATP do të ketë hapësirë për të gjithë ato histori suksesi që padyshim mund të bëhen frymëzim për çdo sipërmarrës të ri në këtë sektor.


Gruaja në turizëm

 

Industria e turizmit është një nga sektoret më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave,  aktualisht gratë drejtojnë dhe  menaxhojnë mbi 27%  të aktivitetit ekonomik në vend. Ato nuk ngelen pas edhe në fushën e turizmit, qoftë si drejtuese, menaxhuese  apo edhe si ofruese të shërbimeve të ndryshme.

 

Kalendari i Eventeve

 

Albanian Travel Pages përmes një kalendari publik të aktiviteteve synon të promovojë aktivitetet turistike  që zhvillohen në Shqipëri, por jo vetëm! ATP do të jetë dritarja e informacionit dhe guida e zhvillimit turistik për të gjithë sektorin e turizmit dhe grupet e interesit.


Sondazhe

 

Albanian Travel Pages do të krijojë dhe planifikojë sondazhe me tema dhe qëllime të ndryshme, përmes të cilave do të evidentojë trendet e audiencës dhe tregut turistik shqiptar në përgjithësi.