Video


Description

Eko-Natyra është shoqatë jo qeveritare, jopolitike, jo fitim prurëse, që për qëllim kemi promovimin dhe realizimin e programit që mbështet zhvillimin dhe ruatjen e ambientit të pastër jetësorë.

Jemi një grup entuziastësh të pakënaqur me situatën në të cilën ndodhet "nëna natyrë", me një vullnet të arsyeshëm që me aktivitetin dhe punën tonë në teren, të bëjmë ndryshimin e gjendjes egzistuese, në lëmin e rruajtjes së ambientit jetësorë.

Këtë themi me mburje se ka mjaft efekte pozitive, në aktivitetet tona kemi gjetur përkrahje nga shumica e popullatës veçanrisht nga nxënësit dhe studentët, prandaj kjo na nxit që akoma më shumë të angazhohemi.

Anëtarët tanë janë:
- Të rinjtë, studentë, arsimtarë, profesorë, mjek, drejtorë, ministra, inzhinjerë, veterinerë pra njerëz që i lidh dashuria për natyrën dhe dëshira që nëpërmjet aktiviteteve të nxisin te njeriu i rëndomtë rëndësinë për ambient të pastërt jetësorë.

- Kusht i vetëm të jesh patner (anëtarë) i ynë është ta duash shpirtërisht natyrën.

- Shtëpija e jonë është e hapur për njerëzit me vullnet të mirë, të sinqertë, të kujdesshëm, të përgjegjshëm dhe atyre që mundohen të jenë të tillë.

- Nuk e kemi kusht që të kemi numër shumë të madh anëtarësh-kuantiteti nuk është i domosdoshëm.

- Kualiteti (adhuruesit e natyrës) e kanë të hapur derë tonë prandaj të tillëve gjithmonë ju përulemi dhe ju apelojmë: "Ju lutemi na bashkangjituni".

- Ejani në natyrë! Të lahemi mu ujin e kristaltë, të frymojmë ajrin e pastër, të dëgjojmë gurgullimën e ujit, cicërimën e zogjve dhe thjesht përjetoni tokën nën këmbët tuaja.


Reviews

Start your review of Ekonatyra.

Comments

There are no comments yet.
Authentication required

You must log in to post a comment.

Log in

Claim this business page.

This business has not yet been claimed by the owner or a representative.

Manager

Image
ADMIN

Search